0Shkencëtari Igor Sutiagin, i cili është dënuar me heqje lirie në Rusi për spiunazh,  mbërriti në Vjenë. Siç njoftoi avokatja e tij Anna Stavickaja, përpara kësaj Sutiagin u soll në qelinë e paraburgimit të burgut "Lifortovo" nga kampi i burgimit në qarkun e Arhangelskut, ku po vuante dënimin me afat 15  vjeçar. Sutiagini u jepte informacion që përbënte sekret shtetëror përfaqësuesve të një firme britanike. Sipas të dhënave të Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë (ФСБ), ajo shfrytëzohej nga zbulimi i SHBA për maskim ligjor. Njoftohej, se Sutiaginin mund ta këmbejnë me ndonjërin nga të 11 personat e arrestuar në SHBA më 27 dhe 28 qershor mbi bazë të akuzës për ushtrim veprimtarie joligjore dhe për pastrim parash të pista.