Zëri i Rusisë  

Federata Ruse dhe Franca bashkërenditën projekt marrëveshjen ndërqeveritare mbi krijimin e komisionit për çështjet e familjes. Dokumenti mund të nënshkruhet deri në fund të vitit në vazhdim, njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Federatës Ruse Andrei Nesterenko në brifingun e organizuar në Moskë. Sipas fjalëve të tij, marrëveshja destinohet të plotësojë të gjitha boshllëqet që ekzistojnë në marrëdhëniet ligjore të të dy shteteve në sferën në fjalë. Diplomati rus saktësoi, se funksionet e komisionit do të konsistojnë në dhënien e ndihmës për zgjidhjen sa më të shpejtë të konflikteve familjare dhe mbështetjes konsultative personave të interesuar nga ana e organeve shtetërore të Federatës Ruse dhe Francës.