0Komiteti i Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare rekomandoi ratifikimin e Traktatit ruso-amerikan mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Siç vuri në dukje Zëvendësi i parë i kryetarit të këtij Komiteti Leonid Slluckij, "Traktati u përgjigjet interesave të sigurisë kombëtare të Rusisë". Ai mendon, se hyrja në fuqi e Traktatit të ri do ti shërbejë forcimit të marrëdhënieve me SHBA dhe pozitave ndërkombëtare të Rusisë. Ratifikimin e Traktatit e rekomandoi gjithashtu edhe Komiteti i Dumës Shtetërore për çështjet e mbrojtjes.