Zëri i Rusisë Kufomat e fëmijëve të mbytur në Detin Azov do ti sjellin në Moskë, kurse ceremonitë funerale do të fillojnë jo më shpejt se të shtunën, njofton Agjencia ITAR-TASS. Shpenzimet për shërbimet funerale do ti marrë mbi vete qeveria e Moskës. Fatkeqësia ndodhi më 7 korrik në kampin veror të fëmijëve në Kaukazin e Veriut. U organizua një ekskursion në det me motoskaf në një ishull të Detit Azov. Më tepër se 60 fëmijë nga një shkollë e Moskës shoqëroheshin nga 7 edukatorë. Fëmijët i lejuan të lahen aty pranë bregut, megjithëse në atë vend ishte e ndaluar larja dhe ishin vendosur tabelat paralajmëruese përkatëse. Si rezultat u mbytën 6 nxënës moskovitë dhe një edukator që u përpoq ti shpëtonte ata.