0Pas skandalit që plasi në Tajlandë udhëheqësi artistik i Orkestrës Kombëtare Ruse, pianisti dhe dirigjenti Mihaill Pletnjov mbërriti sot me avion në Moskë. Në aeroport atë e pritën kolegët dhe gazetarët, por muzikanti i paralajmëroi të gjithë se nuk ka ndërmend të bëjë tani për tani kurrfarë deklaratash. Presupozohet se tashmë që të premten, më 9 korrik, Pletnjov do të niset me orkestrën e vet me turne jashtë shtetit, i cili do të fillojë më 12 korrik në Maqedoni.