Zëri i Rusisë  

Rusia dhe SHBA gjatë përfundimit të Traktatit perspektiv mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) në 10 vitet e afërta do të marrin parasysh potencialin bërthamor të vendeve të tjera që zotërojnë armë bërthamore: Kinës, Britanisë së Madhe dhe Francës, njoftoi në Dumën Shtetërore Zëvendësi i parë i shefit të shtabit të përgjithshëm rus, gjeneral-togeri Aleksandër Burutin. Ai vuri në dukje, se nuk është dhe aq e largët koha kur do të konsumohet Traktati, i cili aktualisht po diskutohet nga të dyja vendet, dhe Rusia e SHBA do të fillojnë diskutimin e potencialit bërthamor të vendeve të tjera. Ai theksoi, se përbërja e forcave strategjike ofensive e vendeve që nuk janë paraqitur në Traktat, përkatësisht plotësimit të detyrimeve kontraktuale janë në mënyrë të pakrahasueshme më të pakta se forcat strategjike bërthamore të Rusisë dhe forcat strategjike ofensive të SHBA. Ai sqaroi, se në momentet aktuale Britania e Madhe po shkurton forcat e veta bërthamore detare, Franca planifikon të shfrytëzojë pjesën e vet përbërëse bërthamore në mënyrë të paravur nga NATO.