Zëri i Rusisë Rusia dhe SHBA-s përpunuan projektin e marrëveshjes dypalëshe mbi birësimin ndërkombëtar, i cili në momentet aktuale i është dorëzuar për shqyrtim dikastereve të profilit të të dyja vendeve, njoftuan në Komitetin e Dumës Shtetërore për çështjet e familjes, grave dhe fëmijëve. Dokumenti u përpunua mbi bazë analogjie me marrëveshjet ekzistuese dypalëshe për birësimin midis Rusisë dhe Italisë. Rusia dhe SHBA kanë ndërmend ta nënshkruajnë dhe ta ratifikojnë marrëveshjen në fjalë sa më shpejt që të jetë e mundur.