Zëri i Rusisë  

Rusia del kundër ndalimit të parashikuar prej autoriteteve të aviacionit të BE të fluturimeve të aeroplanëve iranianë në hapësirën ajrore të Bashkimit Europian në qoftë se ky vendim merret në lidhje me rezolutën sanksionese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi Zëvendësi i Kreut të MPJ të Federatës Ruse Sergei Rjabkov. "Në qoftë se fjalë bëhet për sigurinë e aviacionit - ky është një shtrim i problemit - ndërsa në qoftë se për ndofarë kufizimesh që vendosen në lidhje me vënien në veprim të rezolutës № 1929, për ne një pozitë, qendrim i tillë është i papranueshëm", - tha Zëvendësi i Kreut të MPJ të Federatës Ruse. Në Komisionin Evropian konfirmojnë, se në vendimin e autoriteteve të aviacionit të BE nuk ka kurrfarë nënteksti politik.