0Nga Kirgistani u kthyen në Rusi parashutistët (desanti) të cilët kanë qenë në këtë republikë për forcimin e mbrojtjes së bazës ushtarake ajrore ruse Kant. Ata plotësuan porosinë e Presidentit Dimitri Medvediev në lidhje me keqësimin e situatës në Kirgistan, ku ndodhën përplasje të armatosura ndëretnike midis kirgizëve dhe uzbekëve.