0Më 8 korrik në Rusi kremtojnë Ditën e Familjes, Dashurisë dhe Besnikërisë. Kjo festë e re u themelua për nder të oshënarëve të shenjtë Pjotër dhe Fevronia. Princi (Kniazi) Pjotër kundër vullnetit dhe dëshirës së popullit u martua me një vajzë të thjeshtë - Fevronian. Bashkëshortët jetuan të lumtur gjithë jetën e vet dhe ndërruan jetë në një ditë dhe në një çast. Sipas legjendës, duke qenë të varrosur në varre të veçantë,  kufomat e bashkëshortëve për çudi, për mrekulli u gjendën pranë e pranë. Në të gjithë tempujt orthodhoksë në këtë ditë bëhen lutje të shkurtra për forcimin e dashurisë familjare. Në qytete zhvillohen koncerte festive.