0Rusia dhe NATO i janë afruar shumë përfundimit të marrëveshjes në lidhje me furnizimin e përbashkët Afganistanit të 21 helikopterëve të modelit "Mi-17 për pajisjen e ushtrisë së tij. Sipas të dhënave të gazetës "Kommersant", Rusia në shenjë gjesti vullneti të mirë do ti dhurojë Kabulit disa makina të tilla. Ndërsa për blerjen e të tjerave Aleanca po kërkon mjete financiare. Siç deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin, në qoftë se marrëveshja do të gjejë realizim në jetë, atëhere "ky do të jetë një aksion i paprecedentshëm, kur dhënia e ndihmës një vendi të tretë realizohet bashkarisht nga Rusia dhe Aleanca VeriAtlantike.