0Përfaqësuesit e biznes strukturave nga Lugina Silikone (Silicon Valley) amerikane tashmë filluan të investojnë mjete financiare në projektet investuese ruse, njoftoi Drejtori i përgjithshëm i korporatës ruse ROSNANO Anatolij Çubajs. Sipas fjalëve të tij, para pak kohësh Rusinë e vizituan për herë të parë biznesmenët e Luginës Silikone, të cilët "mbetën shumë të kënaqur nga kjo vizitë". Si rezultat i këtij udhëtimi të biznesmenëve amerikanë në Rusi u nënshkruan dokumentet për pjesëmarrjen e tyre në realizimin e tre projekte me shumë të përgjithshme rreth 1 miliardë dollarë.