0Për përpunimin e marrëveshjes së re mbi krijimin e zonën e tregtisë së lirë të vendeve pjesëmarrëse të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) doli Ministri i punëve të jashtme të Ukrainës Konstantin Grishenko. Për thellimin e bashkëpunimit me vendet e BSHP është tejet i rëndësishëm përfundimi i marrëveshjes së re mbi zonën e tregtisë së lirë të vendeve pjesëmarrëse të kësaj Bashkësie mbi bazë të normave dhe rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, - theksoi Grishenko. Gjatë kësaj ai vuri në dukje domosdoshmërinë e përpunimit të programit të ri të bashkëpunimit afatgjatë tregtaro-ekonomik me Rusinë.