0Rusia i dorëzoi palës polake të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me hetimin e  aviakatastrofës që ndodhi me aeroplanin e Presidentit Lech Kaczynski nën Smolenck. Sipas fjalëve të Nënkryeministrit të qeverisë ruse Sergei Ivanov, "gjithçka që mund ti dorëzohej tashmë iu dorëzua Polonisë".  Ai shtoi, se çështja që ka të bëjë me përfundimin e hetimit ndodhet në kompetencën e Komitetit Hetimor dhe Prokurorisë së Përgjithshme". Aeroplani i Kaczynskit TU-154 u rrëzua më 10 prill të vitit 2010 gjatë uljes në aerodromin "Severnij". Gjatë kësaj aviakatastrofe gjetën vdekjen 99 personat që ndodheshin në bordin e aeroplanit.