0Presidenti i Rusisë u shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet e veta familjeve të nxënësve dhe mësuesit, të cilët vdiqën në mënyrë tragjike në Detin Azov, njoftoi Sekretarja për shtyp e Kryetarit të shtetit. "Presidenti i dha urdhër Guvernatorit të Qarkut të Krasnodarit tu japë ndihmë të dëmtuarve si dhe mbështetjen e duhur familjeve të viktimave", tha ajo. Siç njoftuan sot në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme, 5 fëmijë dhe një mësues gjetën vdekjen kur ishin duke notuar në rajonin e gjuhës së tokës Ejskaja në Qarkun e Krasnodarit. Kërkimet edhe të një fëmije tjetër po vazhdojnë.