0Rusia aktualisht po përjeton një bum të vërtetë aviafluturimesh, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen kushtuar çështjeve të ndërtimit dhe rikonstrukturimit të aeroporteve, që u zhvillua në Mineralnie Vodi (Ujërat Minerale) në Kaukazin e Veriut. Sipas fjalëve të tij, në periudhën janar-maj tregu i aviafluturimeve u rrit 32 %. "Një dinamikë e tillë është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me zgjerimin e mundësive të aeroporteve tanë. Gjatë këtyre dy viteve të fundit buxheti federal financoi për modernizimin e aeroporteve rreth 47 miliardë rubla", vuri në dukje Kryeministri. Ai bëri thirrje që të tërhiqet më aktivisht biznesi në zhvillimin e aeroporteve.