0Sanksionet e reja ndërkombëtare ndaj Iranit "mund të frenojnë" programin e tij bërthamor, por nuk e ndalojnë dot atë, deklaroi Kreu i Organizatës për energjinë atomike të Iranit Ali Akbar Salehi. Më 9 korrik Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Iranit. Në veçanti, të gjitha vendeve anëtare të OKB-së "u rekomandohet të tregohen vigjilente" në lidhje me transfertat e mjeteve financiare me pjesëmarrjen e bankave iraniane, të ndërpresin në territoret që ndodhen nën juridiksionin e tyre investimet nga ana e Iranit në veprimtarinë e nxjerrjes së uraniumit ose përdorimin dhe prodhimin e materialeve dhe teknologjive bërthamore.