0Deklaratat e Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton mbi atë, se Uashingtoni nuk pajtohet me "okupimin" rus të territorit të Gjeorgjisë, janë absolutisht të pabaza, deklarojnë në MPJ të Federatës Ruse. Në Ministri vënë në dukje, se në territorin e Gjeorgjisë nuk ka asnjë ushtarak rus. "Në rajon ka kontigjente ushtarake ruse, por ato ndodhen në territoret e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, që u ndanë nga Gjeorgjia si rezultat i agresionit të Saakashvilit", theksuan në dikasterin rus të politikës së jashtme.