0Qeveria e SHBA-s po diskuton me avokatët e 10 të arrestuarve, që dyshohen për spiunazh në interes të Rusisë mundësinë e "rregullimit sa më të shpejtë të kësaj çështjeje". Për këtë të gjithë të dyshuarit duhet të pranojnë që janë fajtorë për krimet, që parashikojnë dënim më të lehtë, që lejon departimin e tyre për në Rusi. 10 të arrestuarit në SHBA-s më 27 dhe 28 qershor akuzohen për veprimtari si agjentë ilegalë të shteteve të huaja, kurse 8 prej tyre edhe për pastrim parash. Askujt nga të arrestuarit tani për tani nuk i është paraqitur akuza për spiunazh dhe transmetim sekretesh.