Më 8 korrik në Rusi kremtohet Dita e Familjes, Dashurisë dhe Besnikërisë. Me iniciativën e zhvillimit të kësaj feste në ditën e kujtimit të oshënarëve të shenjtë Pjotër dhe Fevronia dolën banorët e Muromit të moçëm. Në këtë qytet jetuan të lumtur dhe ndërruan jetë në një ditë çifti i besimtarëve Pjotër dhe Fevronia, të cilët quheshin në Rusinë e lashtë si mbrojtës të lumturisë së vatrës familjare. Propozimi i banorëve të Muromit u mbështet nga Fondi i iniciativave social-kulturore, i cili drejtohet nga bashkëshortja e Presidentit të Rusisë. Familja është gjëja më kryesore në jetën e njeriut, shprehet me bindje të plotë Svetllana Medvedieva: "Pikërisht në familje trashëgohen brez pas brezi përvoja si dhe vlerat morale e kulturore, të cilat janë të afta ta mbrojnë njeriun nga gabimet serioze. Kjo është një traditë jashtëzakonisht e rëndësishme. Dita e Familjes, Dashurisë dhe Besnikërisë është aktivitet i drejtuar, para së gjithash, për edukimin e drejtë të rinisë, me qëllim që ajo ti përvetësojë të gjitha këto, të reflektojë, të përsiatë rreth tyre e të nxjerrë konkluzione e mësime serioze. Në vendin tonë shteti këto vitet e fundit po mbështet gjithnjë e më aktivisht familjet, po ndërmerr përpjekje të mëdha me qëllim që traditat e krijuara për shekuj me radhë të familjes së fortë dhe të lumtur të mos humbasin. Por vetëm përpjekjet e shtetit janë të pamjaftueshme. Me lindjen e fëmijës në familje ndodh diçka tejet e rëndësishme, e re: ne kalojmë në një meridian të caktuar - atë të dashurisë dhe përgjegjësisë, të dashurisë dhe shtimit", tha Svetllana Medvedieva.

0 Fondi i iniciativave social-kulturore po starton një aktivitet të ri "Më dhuro mua jetën!". Qëllim i tij është përmirësimi i situatës demografike, profilaktika dhe minimizimi i numrit të aborteve, tregoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Nënpresidentja e Fondit Taniana Shumova: "Ne nuk mund të ndalojmë dhe të dënojmë ndokënd. Para së gjithash ne duhet të merremi me punë sqaruese, propagandistike dhe me dhënien e ndihmës. Sepse jo të gjithë i dinë kur janë fare të rinj pasojat katastrofike të aborti: se vritet jeta e re që sapo fillon të lindë brenda gruas, se aborti është një mëkat i madh, se ekziston problemi serioz i mbetjes pa fëmijë, shterpësisë pas abortit, kur në të ardhmen gruaja mund të mbetet pa fëmijë sado që ta dëshirojë ajo këtë gjë e çfarëdolloj kurash që të bëjë. Pas abortit kthim mbrapa nuk mund të ketë më", tha Taniana Shumova. Statistika zyrtare e adorteve si në Rusi, ashtu dhe në mbarë botën nuk mund të mos krijojë shqetësim të madh. Pavarësisht nga tendenca pozitive - aktualisht në Rusi ndër 100 lindje 66 e rasteve i bien ndërprerjes artificiale të barrës. Në shumicën e rasteve kjo gjë ndodh jo për shkak të treguesve  medicinalë, por atyre sociale. Dhe atëhere shteti dhe organizatat shoqërore mund dhe duhet ti ndihmojnë gratë ta ruajnë fëmijën duke eliminuar shkaqet e lindjes së dyshimeve tek ajo. Gjëja më e rëndësishme është që në momentin e marrjes së vendimit me rëndësi jetike - pra ti ruajë jetën fëmijës - gruaja të mos e ndjejë veten të vetmuar dhe të jetë e bindur se atë do ta mbështesin e do ta ndihmojnë.