0Gjeorgjia përsëri po bëhet element tensioni në Kaukaz. Pavarësisht nga mbrojtja e lartë e kufijve abkhazianë, provokimi nga ana e Gjeorgjisë vazhdon ende, tha Kryetari i Republikës në mesazhin e përvitshëm drejtuar parlamentit. Me mbështetjen e aleatëve perëndimorë po zhvillohet riarmatimi i Gjeorgjisë. Suhumi ngul këmbë për nënshkrimin e marrëveshjes për garancitë ndërkombëtare të sigurimit dhe mospërdorimit të forcës, Tbilisi, nga ana e vet, largohet nga diskutimet e dokumentit, sepse kërkon largimin e trupave ruse nga territori i Abkhazisë dhe Osetisës së Jugut dhe futjen në to të forcave ndërkombëtare. "Për vendet tona, kjo është gjë e papranueshme", theksoi Bagapsh.