0Abkhazia pezulloi praninë e vet në raundin e 12-të të diskutimeve të Gjenevës, që ndërmjetësit të mund të përgatisin propozimet konkrete, deklaroi, duke marrë fjalën në parlament, Presidenti abkhazian Sergei Bagapsh. Sipas fjalëve të tij, Abkhazia vazhdon të ngulë këmbë në domosdoshmërinë e nënshkrimit të marrëveshjes për garancitë ndërkombëtare të sigurimitdhe të mosushtrimit të forcës. Kjo në një masë të madhe lejon të eliminohet rreziku i konfliktit të ri me Gjeorgjinë, është i sigurt Bagapsh. Pala gjeorgjiane largohet nga diskutimi, duke kërkuar largimin e trupave ruse nga Abkhazia dhe Osetia e Jugut dhe futjen atje të forcave ndërkombëtare.