0Qeveria e Rusisë e kupton, se investimet shtetërore nuk mund të jenë burim i vetëm financimi për modernizimin e ekonomisë. Nga vëllimi i përgjithshëm i investimeve për qëllime modernizimi 80 % do të jenë private, deklaroi Nënkryeministri-Ministri i financave Aleksei Kudrin, duke marrë fjalën në Dumën Shtetërore me raportin për masat antikrizë. "Rusia e priti krizën botërore me rezerva të mëdha shtetërore, por ne duhet të kuptojmë, se ekonomia jonë tani për tani ka efikasitet më të vogël, se sa ekonomitë e vendeve të Europës dhe SHBA-s , nga të cilat përbëhet vëllimi bazë i GDP-së botërore", vuri në dukje ai.