Zëri i Rusisë  

I dyshuari për njollosjen e minorenëve (joshjen për vepra të turpshme të karakterit seksual të fëmijëve nën moshën 18 vjeç pa ushtrim presioni psikologjik apo fizik mbi ta), muzikanti i njohur rus Mihaill Pletnjov nuk përjashton mundësinë e asaj që materialet të jenë gjendur në kompjuterin personal pa dijeninë e tij, shkruan gazeta Pattaya Daily News me referim tek fjalët e vetë pianistit dhe dirigjentit. Sipas të dhënave të botimit, arrestimi i Pletnjovit u motivua me njohje e tij me tajlandezin Traiphop Bunphasong, i cili gjithashtu u morr nën arrest mbi bazë të dyshimit për pasjen gisht në organizimin e prostitucionit minoren në Pattay. Siç i njoftoi gazetës Pattaya Daily News, ai njihej që prej shumë vitesh me Traiphop Bunphasong-un dhe e vlerësonte atë si muzikant të talentuar, ndërkohë që nuk kishte fare dijeni për biznesin e tij ilegal. Muzikanti i njohur gjithashtu vuri në dukje se nuk ka patur të bëjë kurrë në jetën e vet me prostitucionin minoren apo pornografinë. Sot gjykata tajlandeze i lejoi të dyshuarit për pjesëmarrje në njollosjen e minorenëve, pianistit rus Mihaill Pletnjov, të largohet nga Tajlanda por me kusht që më 18 korrik të paraqitet në gjyq, i njoftoi Agjencisë RIA Lajmet Shefi i degës konsullore të Ambasadës së Federatës Ruse në Tajlandë Andrei Dvornjikov.