Kryemjeku sanitar i Federatës Ruse Genadi Onishenko u shpreh për vëninen në përdorim në Rusi të testimit të domosdoshëm të nxënësve për përdorim dorge. Siç shkruan gazeta "Novie izvestia", sipas të dhënave zyrtare, në Rusi janë 2,5 milionë përdorues droge, prej tyre 138 mijë janë fëmijë dhe adoleshentë. Bisedimet mbi domosdoshmërinë për të kontrolluar nxënësit për përdorim droge filluan që në vitin e kaluar. Në shtator të vitit 2009 në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit , kushtuar luftës kundër qarkullimit ilegal të drogës, Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev propozoi të diskutohet çështja për testimin e detyrueshëm të të gjithë nxënësve për zbulimin e narkomanisë. Në mars të këtij viti në Ministrinë e arsimit dhe të shkencës u dërgua propozimi për zhvillimin e testimit psikologjik anonim të pjesëmarrësve të institucioneve arsimore, duke filluar që nga mosha 14 vjeçare, për mjete joligjore të përdorimit të mjeteve narkotike dhe substancave psikotrope. Kontrolli mjekësore i nxënësve bëhet vetëm me ekzistencën e marrëveshjes me shkrim nga prindërit dhe fëmija deri në 15 vjeç. Por deri më sot nuk është sqaruar ende, se sa anonime është kjo procedurë në praktikë. Ekspertët dhe prindërit e nxënësve tashmë kanë frikë, se fëmijët, që kapen duke përdorur e substancave të ndaluara narkotike, mund të outsiders (të padëshirueshëm).

Komente të artikullit të ditës

Drejtuesi i programit mjekësor të fondit "Thuaj jo alkoolit dhe drogës" Sergei Politikin mendon, se testime të tillë do të jenë pak efektivë për çrrënjosjen e shkaqeve të thella të përdorimit të drogës në çdo rast të veçantë: "Këto teste janë mjaft të kushtëzuar. Plus që ka dhe vështirësi të caktuara. Deri në moshën 15 vjeçare mund të merret leja e prindërve. Se si mund të realizohet kjo gjë teknikisht, unë të them të drejtën, nuk e kuptoj. Pas moshës 15 vjeçare duhet pajtimi i vet fëmijës. Por në përputhje me legjislacionin rus, shtetasi ka të drejtë të refuzojë ndërhyrjen mjekësore. Por shkaku kryesor, që testime të tillë unë i konsideroj joefektivë, konsiston në atë, se tek ne deri më sot rastet e konsumimit të alkoolit dhe drogës nuk konsiderohen si shkak për të rregulluar problemet personale. Unë mendoj, se përdorimi i drogës është shkak për të menduar, se fëmija ndihet keq. Pasi më shpesh fëmijët fillojnë të përdorin substanca psikotrope duke u nisur nga problemet personale, vështirësitë në familje ose në shkollë. Jam i bindur, se para së gjithash, duhet të merren masa për rregullimin e situatës rreth fëmijës, kurse masa të tilla sot praktikisht nuk ka.