Komandanti i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) rusi Aleksandër Skvorcov mori një letër ku shprehej dashuria ndaj tij nga një vajzë moskovite 17 vjeçare. Vajza shkruan: "E kuptoj, se Ju nuk jeni i lirë, por "zemrën nuk e urdhëron dot". Ajo nuk pretendon për më shumë, se shoqëri, por i lutet kozmonautit që ti përgjigjet. Letra është dërguar nëpërmjet postës së SKN, që është hapur në Muzeun Memorial të Kozmonautikës në Moskë. Çdokush që dëshiron, nëpërmjet postës mund tu bëjë pyetje kozmonautëve, si dhe të dërgohen letra në orbitë. Tashmë kanë mbërritur përgjigjet e para. Për shembull, kozmonauti Fjodor Jurçihin iu përgjigj letrës, që mori me anë të postës nga një djalë 8 vjeçar moskovit. Letra e tij erdhi e para në bordin e SKN.

Kuajt rusë të garave po përgatiten për rekorde botërorë. Në garat hipi në Karaçaevo-Çerkesi në Kaukazin e Veriut gati të gjitha vendet e para i zunë kuajt e rracës së vendit. Ata treguan rezultate të mira në distancat maratonike. Në kampionatet e Rusisë dhe Europës është e sigurt se ata do të fitojnë në distancat deri në 160 km. Kur në vitin 1943 Stalini i dëboi karaçaevët nga Kaukazi, nën "represion" u përfshinë dhe kuajt. Ata i kanë përcaktuar si të rracës fqinje kabardinske. Emri i kësaj rrace për kuajt e garave u kthye në vitin 1989.

Këtë verë leksikut të amerikanëve iu shtua edhe një fjalë ruse e radhës. Fjalëve me popularitet vodka, babushka dhe perestroyka tani do tu shtohet edhe fjala kvas. Coca-Cola shpalli për hedhjen në treg në SHBA-s të brendit rus të kvasit "Кружка и бочка" (Mashtrapa dhe fuçia). Gjysëm vitin e parë kvasi do të shitet vetëm në New York në regjim prove, por në qoftë se kjo pije do të pëlqehet nga konsumatori amerikan, Coca-Cola do të organizojë shpërndarjen e këtij brendi në të gjithë vendin.