0Presidenti i SHBA-s Barak Obama shpreson, se negociatat e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Administratës kombëtare Palestineze (AKP) do të rinisin deri në shtator të këtij viti në vazhdim. Domethënë deri atëherë, kur në shtator të përfundojë moratoriumi i shpallur nga Izraeli për veprimtarinë e ndërtimit të vendbanimeve të reja hebreje. Shpresën për këtë e shprehu Presidenti i SHBA-s Barak Obama në takimin me Kryeministrin Beniamin Netanjahu. Netanjahu nga ana e vet, vuri në dukje, se "aktualisht është koha për të filluar negociatat e drejtpërdrejta". Më parë palestinezët e kushtëzuan kalimin tek negociatat e drejtpërdrejta me progresin në zgjidhjen e çështjeve të kufijve të përhershëm dhe sigurisë.