0Autoritetet e Kirgistanit kanë ndërmend ti drejtohen përsëri Bjellorusisë me kërkesën për ekstradimin e ish presidentit Kurmanbek Bakiev. Urdhri përkatës tashmë i është dhënë Prokurorisë së përgjithshme, deklaroi në Bishkek Zëvendës kreu i qeverisë Azimbek Beknazarov. Më parë Minsku refuzoi dorëzimin e Bakievit, duke i konsideruar si jolegjitime autoritetet e reja të Kirgistani. Por referendumi i paradokohshëm konfirmoi plotfuqishmërinë e Presidentes Roza Otumbaeva dhe organeve shtetërore, ndër të tjera të Prokurorisë së përgjithshme, dhe aktualisht mund të dërgohet kjo kërkesë, tha Beknazarov. Sipas dëshmive të tij, në Bjellorusi ndodhen gjithashtu edhe vëllezërit e ish presidentit, që akuzohen për krime të rënda.