0Marrëveshjet tregtare me Rusinë hapin mundësi të reja për biznesin amerikan. Një mendim të tillë shprehën të martën krerët e Ministrisë së bujqësisë dhe tregtisë së SHBA-s Tom Vilsak dhe Geri Lok, pas mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë për çështjet e transportit. Vilsak vuri në dukje, se Rusia, si dhe Kina, është për SHBA-s një "treg i rëndësishëm", në veçanti Vilsak theksoi rëndësinë për SHBA-s të marrëveshjes së përfunduar para pak kohësh me Rusinë për furnizimin e mishit të shpendëve. Lok, nga ana e vet, vuri në dukje, se Uashingtoni shpreson për "shitje shtesë me shumë prej disa miliardë dollarësh për muajt e afërt".