Zëri i Rusisë Elena Obrazcova u bë këngëtarja e parë ruse, që nga kohërat e Shaljapinit famoz, e cila hyri si e barabartë mes të barabartëve në konstelacionin e yjeve më të ndritshëm të artit operistik botëror. Natyra i fali me bujari të madhe asaj një zë me timbër jashtëzakonisht të bukur, të rrallë, një paraqitje të spikatur skenike dhe talentin e aktores së vërtetë dramatike.

Lindi ajo më 7 korrik të vitit 1939 në Leningrad (aktualisht Shën Peterburg). Që në moshën 9 vjeçare ajo ka kënduar në korin e fëmijëve të Pallatit të Pionierëve, ndërsa mbas përfundimit të shkollës së mesme filloi studimet në Konservatorin e Leningradit. Pas fitoreve të shkëlqyera të saj në konkurset ndërkombëtare, që kur ishte akoma studente, atë e ftuan të këndonte në Teatrin Bolshoi ku Elena debutonte në operan e M. Musorgskit "Boris Godunov". Gjatë vitit të parë të punës së vet në Teatrin Bolshoi ajo interpretoi 7 arie, duke e detyruar të flasë për veten me supelativ gjithë botën muzikore të Moskës.

Gjithçka që pasoi më tej në skenat më të mira të Milanos, Vjenës, Barcelonës, Londrës, Hamburgut, Pragës, Nju Jorkut, Tokios i solli Elena Obrazcovës famën e njërës prej yjeve më të shkëlqyer të artit vokal të kohës sonë.

Romanca me titull "Я помню вальса звук прелестный» ("Mbaj mend unë tingujt e valsit të mrekullueshëm". Muzika dhe teksti - Nikollai Listov.

http://www.youtube.com/watch?v=crH31hKdZuo