0Rusia e dënoi sulmin, që ndodhi në Mitrovicën e Veriut më 2 korrik gjatë një demonstrate serbe kundër veprimeve të autoriteteve kosovare, deklaroi gjatë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin. Si rezultat i shpërthimit të granatave një person gjeti vdekjen dhe 11 të tjerë u plagosën, përmendi ai. Ai gjithashtu përmendi, se më parë Rusia tërhoqi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj  situatës destabilizuese në këtë krahinë. Diplomati rus e quajti "provokim të hapur" përpjekjen e hapjes në Mitrovicën e Veriut të zyrave të përkohëshme të instituteve kosovare.