Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov tregoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" shkaqet e zgjatjes së ratifikimit të Traktatit të ri për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Ai u nënshkrua këtë pranverë nga presidentët e Rusisë dhe SHBA-s. Punën për këtë traktat ne e filluam shumë kohë më parë, që në etapën e përgatitjes dhe nënshkrimit deputetët shkuan në vendin e zhvillimit të negociatave, që ishte Gjeneva, biseduan me grupet negociatore amerikane dhe ruse. Por dëgjimet e sotme, në të vërtetë, ishin të parat, të gjera, të hapura për debate me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha fraksioneve në Dumën Shtetërore. Sipas mendimit tim, argumente serioze kundër këtij ratifikimi nuk tingëlluan. Pati argumente të karakterit politik. Sipas vlerësimit tim, ky dokument i bën ballë çdo lloj kritike, ai është mjaft cilësor, në bazë të balansit absolut të interesave të palëve dhe paritetit që përkon me nivelin e kapsollave dhe mbartësve të armës bërthamore. Dihet, se presidentët e Rusisë dhe SHBA-s gjatë nënshkrimit të këtij Traktati u bënë thirrje parlamenteve kombëtare të vendeve të veta për veprime sinkrone. Ne e morëm një impuls të tillë në mënyrë të detajuar nga Presidenti i Rusisë. Prandaj, kuptohet, do të ndjekim me kujdes se si kjo situatë zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë mendoj, se në mbledhjen plenare të Dumës Shtetërore ne këtë çështje do ta ngremë me saktësi jo para shtatorit, ka mundësi në tetor-nëntor.