0Në marrëdhëniet me Moskën Uashingtoni do ti përmbahet "qëndrimit të balancuar", deklaroi Sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton në intervistën e vet dhënë për televizionin polak. "Gjatë një viti e gjysëm ne kemi marrë disa sinjale shumë pozitivë" nga pala ruse, theksoi Sekretarja amerikane e shtetit. Sipas fjalëve të saj, ndër to mund të përmendet Traktati i ri për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO), ndihmën më aktive të Rusisë në Afganistan, si dhe "bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar për problemin e vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit".