0Parlamentarët rusë nuk duan të nxitojnë me ratifikimin e Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) meqenëse duan fillimisht të marrin vesh se si po shkon në Senatin e SHBA puna me diskutimin e kësaj çështjeje. Për këtë deklaroi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për marrëdhëniet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov. Gjatë kësaj ai vuri në dukje, se shkaqe serioze për mos ratifikimin e këtij dokumenti nuk ka. "Duke gjykuar nga vlerësimet e qarqeve të akademikëve, shkencëtarëve dhe studjuesve si dhe analistëve ushtarakë, ky dokument i marrë në vetvete nuk i jep përparësi të qarta, të veçanta ndonjërës prej palëve", vuri në dukje ai.