0Në BE shpresojnë shumë në zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Rusinë në rajonin e Detit Balltik. Për këtë flitet në rezolutën e miratur në sesionin plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg. Kjo rrethanë, theksohet në dokument, "mund të krijojë mundësi të reja për tërheqjen, ingranimin e Moskës në strategjinë e BE për rajonin e Detit Balltik". Në rezolutën në fjalë vihet në dukje në mënyrë të veçantë statusi i Qarkut të Kaliningradit. Parlamentarët përshëndetën "përpjekjet e ndërmarra nga Komisioni Evropian dhe vende të veçanta të BE për zgjerimin e bashkëpunimit me Rusinë në sferën e transportit, turizmit, mbrojtjes së mjedisit rrethues dhe atë të energjetikës".