0Rusisë i duhet një Kaukaz paqësor dhe i begatë, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në Kisllovodsk në Konferencën e Partisë "Rusia unike", kushtuar strategjisë së zhvillimit social-ekonomik të Kaukazit të Veriut deri në vitin 2020. "Prej shekujsh në këtë truall kanë jetuar njerëz të nacionaliteteve të ndryshme, që flasin në më tepër se 100 gjuhë, dhe fati i tyre është i lidhur përjetësisht me Kaukazin, - theksoi Putin. - Megjithë traditat dhe besimet diverse popujt e Kaukazit të Veriut kanë ruajtur vlera të përbashkëta dhe synime të përbashkëta - malësorët dhe kozakët, të krishterët dhe myslimanët. Unik për të gjithë ata është qendrimi ndaj të moshuarëve, ndaj vatrës familjare, ndaj punës dhe trimërisë, guximit luftarak.