0Për Evropën nuk ekzistojnë rreziqe kërcënuese raketore të cilat të mund të justifikojnë dislokimin e elementeve të Mbrojtjes Antiraket (MAR) pranë kufijve të Rusisë. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i dikasterit rus të politikës së jashtme Andrei Nesterenko. Sipas fjalëve të diplomatit, Rusinë, si dhe më parë, përpiqen ta bindin se dislokimi i MAR në Poloni "bëhet për qëllime krejtësisht mbrojtëse" dhe "nuk drejtohet kundër Rusisë". "E megjithatë do të dëshironim të vinim re në deklaratat e partnerëve tanë më tepër objektivitet dhe sinqeritet. Është mjaft interesant fakti, se kur fjalë bëhet për eksportimin e sistemeve analogjike mbrojtëse të prodhimit rus, neve përpiqen të na bindin se furnizime të tilla "mund të minojnë" situatën në rajone të tërë", - theksoi Andrei Nesterenko.