0Papunësia kronike është problemi më i mprehtë social i Kaukazit të Veriut. Për këtë deklaroi Kryeministri Vladimir Putin gjatë fjalës së marrë në Kisllovodsk në konferencën e Partisë "Rusia unike", kushtuar strategjisë së zhvillimit social-ekonomik të Kaukazit të Veriut deri në vitin 2020. Sipas të dhënave të Kryetarit të qeverisë, çdo banor i pestë i këtij rajoni nuk mund të gjejë dot punë. Në Kaukaz është e domosdoshme të krijohet një klimë e përshtatshme, komforte për aktivitetin sipërmarrës, të garantohet dalja në treg e kompanive të reja dhe të hapen vende të reja pune, tha Vladimir Putin.