0Traktatin mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) do ta përgatisin për ratifikim në Rusi dhe SHBA-s deri në fund të korrikut. Për këtë njoftoi Kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Dumës Shtetërore Konstantin Kosaçov në seancat e dëgjimeve parlamentare në Moskë. Sipas fjalëve të deputetit, në mbledhjen e komitetit për tematikën mbi ASO, që do të zhvillohet në 8 korrik, duhet të merret vendimi përfundimtar për ratifikimin e Traktatit. Gjatë kësaj deputeti vuri në dukje, se puna e Dumës Shtetërore për çështjen në fjalë nuk parashikon nxitim, sinkronizim mekanik me çdo hap të kolegëve amerikanë.