Zëri i Rusisë "Skandali i spiunazhit" në SHBA-s nuk ndikoi në gjendjen e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe ratifikimin e pritshëm të Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), është i sigurt Kryetari i komitetit të Dumësh Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov. Për kundërshtarët ratifikimi në Senatin e SHBA-s "Skandali i spiunazhit" mund të bëhet shkak për paraqitjen e argumenteve të reja që janë "kundër". Por ithtarët, sipas mendimit të Kosaçovit, thjesht e nënvleftësojnë këtë situatë. Ndërkaq, ai paralajmëroi, se në qoftë se tempet e punës mbi ASO në kongresin amerikan do të ngadalësohen, atëherë Duma Shtetërore do të reagojë absolutisht në të njëjtën mënyrë.