Shkarko audiofailin

Jo shumë kohë më parë në Belgjikë u miratua ligji mbi ndalimin e mbajtjes së çarçafit, shamisë së madhe që mbulon fytyrën e grave myslimane. Masa të ngjashme po merren edhe në shumë vende të Evropës, kurse në Francë ligji analogjik po shqyrtohet në parlament. Disa politikanë europianë bëjnë thirrje për ta përapur atë në gjithë Bashkimin Evropian. Zëvendësja e kryetarit të Parlamentit Evropian Silvana Koch-Merin në muajin maj në intervistën e vet dhënë gazetës Bild am Sonntag tha, se "shpreson shumë që mbajtja e të gjitha formave të ferexhesë të ndalohet në Gjermani dhe në gjithë Evropën... Mbajtja e ferexhesë nga femrat është simbol i besnikërisë ndaj vlerave të cilat nuk ne në Evropë nuk i mbështesim", - fundi i citatit. Në qoftë se do ti shtojmë kësaj edhe të ashtuquajturin ligj "antiminare" të miratuar në Zvicër, atëhere, duke gjykuar nga të gjitha, fjalë bëhet tashmë për njëfarë tendence të përgjithshme evropiane, thotë eksperti i Institutit rus të Evropës Juri Rubinskij: "- Për elitën franceze dhe për popullsinë franceze, në tërësi, është mjaft evident njëfarë konflikti i përcaktuar vlerash. Në qoftë se ju keni ardhur të jetoni tek ne, atëhere pranoni jo vetëm ligjet, por edhe zakonet, doket dhe vlerat e vendit ku keni ndërmend të jetoni. Franca vëren në mbajtjen e ferexhesë shkeljen e të drejtave jo vetëm të myslimaneve, por dhe cënimin e vlerave të veta në territorin e saj".

Informacion sqarues:

0 Historia e konfliktit në Holandë me myslimanët e saj është klasike: të huajt filluan ti thërrasin në vend në vitet 70-të, kur nuk mjaftonte fuqia punëtore. Në këtë vend erdhën kryesisht marokenët dhe turqit, ata i merrnin për punët më të thjeshta, nuk i mësonin të flisnin gjuhën holandeze. Aty nga viti 2000 filluan të ziejnë, të shpërthejnë pasionet: emigrantët sollën me vete familjet, morrën nën kontroll biznesin ilegal. Filloi ti acaronte, ti indinjonte më shumë se gjithçka holandezët  mospranimi demonstrativ nga ata i rregullave evropiane të sjelljes. Deputeti Pim Fortuyn dhe partia e tij kërkuan integrimin e detyrueshëm të myslimanëve, por ky politikan u vra 9 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, në të cilat kishte shumë shans të bëhej kryeministër. Pas kësaj ngjarjeje radhët e luftëtarëve kundër "dyndjes, invadimit islamik" filluan të shtohen me ritme të shpejta. Në Danimarkë u krijua komisioni qeveritar i destinuar të japë rekomandime në lidhje me mbajtjen e ferexhesë dhe nikabës në vendet publike, shkolla dhe sallat e gjyqit. Gjithsej, sipas vlerësimeve të komisionit, ferexhenë në vend e mbajnë 3 gra, kurse nikabën jo më pak se 150. Në Itali që në vitin 1975 u miratua ligji që ndalonte "për shkak të arsyeve të sigurisë së  rendit" mbajtjen në vendet publike të veshjeve që mbulonin krejtësisht fytyrën, duke përfshirë këtu edhe mbulesat dhe kaskat e motoçiklistëve. Në Austri mbajtja e ferexhesë, nikabës dhe burkinës në vendet publike është e lejuar, por "Aleanca populiste për të ardhmen e Austrisë" del periodikisht për ndalimin e mbajtjes së tyre. Në Britaninë e Madhe nuk ka ligj që ndalon mbajtjen e ferexhesë apo nikabës. Bile më tepër se kaq, qeveria posaçërisht kujtoi këto ditë, se "demonstrimi i bindjeve fetare" nuk bie aspak në kundërshtim me parimet sociale. Më shumë se gjithë të tjerët, sipas të dhënave të sondazhit të gazetës  "Finantial Times", janë të gatshëm të përshëndesin ligjin analogjik me atë belg francezët - 70% e tyre ( sa për krahasim: "pro" tij janë gjithshtu edhe spanjollët - 65%, italianët - 63%, anglezët 57% dhe gjermanët - 50%).