0Moska si dhe më parë nuk shikon baza për dislokimin e sistemit të Mbrojtjes Antiraket (MAR) të SHBA-s në Poloni. Për këtë deklaroi sot në Moskë për gazetarët Zëvendës kreu i MPJ i Rusisë Sergei Rjabkov. Mbrojtja ndaj rreziqeve raketore duhet të fillojë me vlerësimin e përbashkët, është i sigurt diplomati. Më tej është e domosdoshme që të shqyrtohet, nëse nuk ka vallë mënyra të kapërcimit të këtyre rreziqeve pa përdorimin e masave tekniko-ushtarake, përfundoi Rjabkov.