Në Rusi është krijuar koncepti i projektligjit "Për ruajtjen e detrave të Rusisë nga ndotja me naftë", të cilin Presidenti Dimitri Medvediev e përmendi në samitin e "G-20"-shes në Toronto, shkruan botimi "RBK Daily". Urdhërin për të përpiluar këtë dokument qeveria e Federatës Ruse e mori në maj, pas avarisë që ndodhi me "BP" në Gjirin Meksikan. Ky dokument bën thirrje për stimulimin e "vendimeve progresive teknike" në sferën e transportit të naftës, kalimin gradual tek përdorimi i cisternave me dy korpuse dhe mauneve, ndër të tjera dhe në lundrimin e kabotazhit. Përveç kësaj, projektligji parashikon krijimin e sistemit të parandalimit, që përkon me standartet ndërkombëtare dhe reagimin gjatë derdhjes së naftës, si dhe vendosjen e rregullit të financimit të aktiviteteve për ruajtjen e lëndëve natyrore. Planifikohet dhe krijimi i fondeve kompensuese. Kështu, për llogari të mjeteve që ndodhen në të do të financohen operacionet për likuidimin e pasojave të avarisë dhe të garantohet kompensimi i humbjeve për profilaksinë e derdhjeve. Në nivel ndërkombëtar tashmë po diskutohet ideja e caktimit të mjeteve financiare nga fitimi i kompanive të gazit dhe naftës në një strukturë speciale dhe ruajtja nga rreziqet për llogati po të këtyre mjeteve. Sipas një principi të tillë, ka të ngjarë, do të krijohen dhe fondet ruse.

Komente të artikullit të ditës

Sipas mendimit të Presidentit të Bashkimit të industrialistëve të gazit dhe naftës të Rusisë Gennadi Shmal, ligji i ri është dukuri pozitive: "Principialisht, aktualisht Rusia zotëron teknologjitë e nevojshme për luftuar në mënyrë të pavarur derdhjet, ndotjet me anë të naftës dhe ka mundësi të rikultivojë tokat, të cilat iu nënshtruan ndikimit të naftës. Në lidhje me këtë, ligji i përpunuar , sipas mendimit tim, është i domosdoshëm. Megjithëse ne në shelf nuk punojmë shumë: aktualisht pjesa e shelfit për ne sjell më pak se 10 % të të ardhurave duke përfshirë Sahalinin, Kaspikun. Për krahasim: në botë 34-35 %. E megjithatë, avaria në Gjirin Meksikan dëshmoi, se duhet të mendohet seriozisht për krijimin e teknologjive të reja. Përveç çmimeve dhe nxjerrjes të lëndës së parë hidrokarbure, ekzistojnë edhe çështjet e transportit, të cilat duhet të zgjidhen, dhe ligji këtu do të jetë shumë i leverdisshëm.