Shkarko audiofailin

0Të afërmve të ushtarëve të Bundesverit (Bundeswehr), që u ndodhën në zjarrin e ferrit afgan, iu propozua të përgatiten për më të keqen. Parashikimi ogurzi  tingëlloi nga goja e Ministrit gjerman të mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg në intervistën e tij dhënë për botimin "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Në muajt e verës në kreshtat malore të Hindukushit do të bëjë shumë nxehtë, prandaj parashikohet pritja "edhe në të ardhmen e të rënëve dhe të plagosurve", deklaroi ai. Ministri Guttenberg ndryshe nga kolegët e tij në koalicionin qeveritar, nuk u druajt ti japë një vlerësim real ngjarjeve. Ai u bëri thirrje politikanëve të heqin dorë nga iluzionet e ndërtimit të një demokracie ideale në këtë vend. Bile më tepër se kaq, "kurrfarë stabilizimi absolut nuk mund të arrihet asnjëherë në Afganistan". E përse duhet atëhere vazhdimi i mëtejshëm i luftës me viktima të shumta? Shprehja e një pesimizmi të kësaj natyre i kushtoi para pak kohësh postin komandantit të kontingjentit afgan Stanley McChrystal. Kurrfarë mosrespekti ndaj eprorit, kryekomandantit të vet suprem, në kundërshtim me konfirmimet e masmediave amerikane, gjenerali nuk i lejoi vetes. Ai vetëm se morri guximin dhe tentoi ti shprehë elitës politike punën e kotë, paarsyeshmërinë e gjithë strategjisë aktuale për të shtruar, qetësuar Afganistanin. Ish shefi i tij për drejtimin e operacioneve gjenerali Bill Mayvilles u tregua edhe më pak diplomatik se vartësi i vet gjatë shprehjes së mendimit të tij: "Asgjë e ngjashme me fitoren nuk evidentohet. As që mban fare erë fitoreje dhe nuk ndihet ajo as në shije". Në monolitin e NATO-s gjithnjë e më qartë po përvijohen plasaritje të thella. Mbi largimin e pritshëm të trupave të veta tashmë deklaruan Kanadaja, Holanda, Polonia dhe bile Britania e Madhe, e cila më parë ishte e gatshme ti ndiqte SHBA gjithkund, bile edhe në varreza. Aleanca fillimisht u krijua për mbrojtjen e Evropës , dhe "jo për ristrukturimin e gjithë botës mbarë", sqaron ish Kancelari gjerman Helmut Schmidt. Por që nga viti 1991 NATO u shndërrua në "instrument strategjik të amerikanëve", të cilët "ndërmarrin intervencione atje ku mendojnë se nuk do të ndeshin në ndonjë rezistencë veçanërisht të fortë". (Iraku, Afganistani apo bombat e hedhura mbi Beograd janë shembuj antologjikë"). "Al Kaida", për luftën kundër së cilës dhe u dha mandati nga ana e Këshillit të Sigurimit, u dëbua nga Afganistani. Mbi luftën kundër kryengritësve sanksionet e OKB-së nuk përhapen. Por lufta po zhvillohet duke pjellë vetëm "partizanë dhe terroristë". Dhe motivet e veprimeve të tilla mund të përmblidhen me një togfjalësh të vetëm: ambicie perandorake, i tillë është verdikti i ish Kancelarit gjerman Helmut Schmidt.

* (Sipas Biblës: Moloh është perëndia që i bënin kurban njerëz, veçanërisht fëmijë)