0Në Shën Peterburg do të hapet sot Java e Arteve. Në Qendrën e Ekspozitave të Bashkimit të Artistëve të qytetit do të demonstrohen punët e disa qindra autorëve të rinj nga 40 vende të botës sipas pesë programeve të konkursit: pikturë, vizatim, fotografi, skulpturë dhe arte dekorative. Punën e tyre do ta vlerësojnë ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të jurisë. Qëllimi kryesor i këtij projekti është paraqitja e autorëve të rinj rrethit të gjerë të specialistëve.