0Në Kampionatin Botëror të futbollit në Republikën e Afrikës së Jugut sot do të përcaktohet ekipi finalist. Për të dalë në këtë stad të turneut do të ndeshen skuadrat përfaqësuese të Uruguajit dhe Holandës. Favoritë të rivalitetit konsiderohen futbollistët holandezë, veçanërisht, në qoftë se merren parasysh problemet e stafit të ekipit të Uruguajit. Në ndeshje nuk mund të marrin pjesë një sërë lojtarë të tij. Skuadra përfaqësuese e Holandës në ndeshjen e mëparshme mundi një nga skuadrat favorite të turneut, skuadrën e Brazilit me rezultatin 2:1, duke bërë kërkesë të zëshme për fitore. Arbitër kryesor i ndeshjes është përcaktuar gjyqtari uzbekistanas Rashid Irmatov. Për arbitrin aziatik kjo do të jetë ndeshja e pestë në turne, dhe duhet thënë, se në sfondin e punës së arbitrave ky gjykim është afër idealit.