Moska zë vendin e katërt në listën e qyteteve me trafik të dendur në botë. Në një përfundim të tillë mbërritën specialistët e kompanisë IBM gjatë anketimit, në të cilin morën pjesë më shumë se 8 mijë drejtues privatë automobilash në 20 qytete të ndryshme. Gjatë kësaj kryeqyteti rus u bë lider për kohën, që automobilistët harzhojnë në trafik, rreth 2,30 çdo ditë. Për qytetet e tjerë ky tregues nuk e kalon një orëshin. Bashkë me Moskën në pesëshen e parë hyjnë dhe Pekini, Mexiko, Johanesburgu dhe New Dehli. Për nga pikëpamja e organizimit më të mirë të qarkullimit rrugor rezultuan Hjuston, Melburn dhe Stokholm, njofton Lenta.ru.

Pensionisti taksist nga Sochi ka ndërmend që në automobilin e vet të shkojë deri në Polin e Veriut. Aleksandër Patrushev përshkoi me makinën e vet të vjetër të markës "Vollga" gjysmën e vendit dhe tani ka vendosur të shohë "skajin e tokës". Udhëtari, i cili gjithë jetën ka jetuar ne vende të ngrohta, tregoi, se për të udhëtuar atë e tërhoqi ëndërra për të provuar, se çdo të thotë acari 50 gradësh. Siç planifikon pensionisti, ky udhëtim do të zgjasë një muaj e gjysëm. Patrushev shpreson të qëndrojë në Polin e Veriut, derisa atje të zgjasë dita polare.

Në SHBA-s së shpejti do të nxirret për shitje automobili fluturues. Prodhimi në masë i "Terrafugia Transition" do të bëhet në vitin 2011, kurse kostoja e tij do të përbëjë rreth 200 mijë dollarë. Për drejtimin e makinës është e domosdoshme të merret patenta e pilotimit të avionëve të lehtë sportivë. Pas uljes në tokë "Terrafugia Transition" i mbledh krahët e vet dhe duket thjesht si një automobil dyvendësh, që mund të qarkullojë në rrugët e qytetit.