Zëri i Rusisë Kodi i Bashkimit Doganor, në të cilin marrin pjesë Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, hyn sot në fuqi. Deklaratën përkatëse e nënshkruan presidentët e tre vendeve të hënën sipas përfundimeve të samitit EvrAzES në Astan. Më parë planifikohej, se Kodi i përbashkët Doganor do të vihet në veprim që nga 1 korriku. Por atë ditë ai filloi të vepronte vetëm në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kazakistanit. Bjellorusia e miratoi atë disa ditë më vonë. Bashkimi Doganor vepron që nga 1 janari. Siç vuri në dukje Presidenti i Rusisë Dimitri Medveidev, proceset integruese, ndër të tjera në kuadrin e këtij bashkimi, paraqesin mundësi të gjera për modernizimin teknologjik dhe zhvillimin ekonomiko-social të tre vedeve partnere.