0Kryeministri i Rusisë dhe lideri Partisë "Rusia Unike" Vladimir Putin do të fillojë sot një vizitë pune dyditore në qarkun federal të Kaukazit të Veriut. Në Kisllovodsk ai do të marrë pjesë në mbledhjen plenare të Konferencës Ndërajonale të degëve rajonale të Partisë "Rusia Unike" me temë "Strategjia e zhvillimit ekonomiko-social të Kaukazit të Veriut deri në vitin 2020. Programi për vitet 2010-2012", si dhe do të zhvillojë një mbledhje për çështjet e ndërtimit dhe rindërtimin e aeroporteve.