Dega e parë e gazsjellësit "Nord Stream" arriti kontinentin evropian dhe doli në stere në Lubmin-in gjerman. Ky fakt është mjaft simbolik, sepse në Lubmin tashmë po ndërtohet stacioni i pranimit të gazit si dhe gasjellësit tokësorë, tha Georg Nowack, i cili drejton realizimin e projektit në kompaninë Nord Tream AG nga ana e partnerëve gjermanë. Dalja e degës së dytë në stere planifikohet të realizohet në mesin e muajit korrik. Në vjeshtë të vitit 2011 do të fillojë pompimi dhe furnizimi i gazit nga "Nord Stream-i" në stacionit e pranimit të tij.